Sociale

FOTO E DITËS: Elbasani feston Ditën e Verës sipas traditës së lashtë

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Elbasani feston Ditën e Verës sipas traditës

Elbasani dhe gjithë Shqipëria sot feston Ditën e Verës. Një festë e përvitshme kjo e cila mbledh qytetarë nga mbarë vendi por dhe turistë për të festuar Ditën e Verës në Elbasan, për të cilën kanë filluar përgatitjet që prej një jave. 

Ditën e sotme në qytet nisën aktivitetet, të cilat janë nga më të larmishmet, duke përfshirë koncerte dhe karnevale nga shkollat e qytetit. Qyteti ka hapur dyert dhe pret miq e mysafirë nga mbarë trojet shqiptare dhe nga e gjithë bota.

Qendra e qytetit, bulevardi kryesor dhe muret e kalasë janë veshur me dekor të veçantë, me ngjyra pranverore dhe urime të sinqerta për një verë të paqtë e të begatë.

Po ashtu, në Elbasan po mbahet panairi i zejeve, panairi i ballokumeve, ëmbëlsirës tradicionale të kësaj feste, karnavalet dhe ekspozita të tjera.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH