
Pas disa vendeve të Ballkanit, edhe në Shqipëri po organizohet një protestës për bojkotimin e marketeve në shenjë revolte për zbritjen e çmimeve. Në posterin që qarkullon në rrjetet sociale, thirrja për bojkot kërkohet të bëhet nga data 5 deri në 9 shkurt.
Në poster shkruhet: “Bojkoto supermarketet, dyqanet e shërbimit që kanë shumfishuar çmimet”, ndërsa janë caktuar edhe datat e bojkotit për disa nga marketet më të mëdha të vendit.
Fushata kundër rritjes së çmimeve nisi në Kroaci të premten e kaluar, por tani është përhapur në vendet e tjera të Ballkanit pasi terhoqi shume vemendje në mediat sociale. Lëvizja e protestës deri më tani është shtrirë në Bosnje Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Slloveni.