Politikë

Voton ERVIN SALIANJI: Dilni masivisht në votime sot, shëroni Shqipërinë!

Shkruar nga Liberale
Voton ERVIN SALIANJI: Dilni masivisht në votime sot, shëroni

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili vijon dënimin në burgun e Fierit, raportoher se ka votuar pak më parë.

Ai ka ftuar shqiptarët që të marrin pjesë masivisht në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre, pasi sipas tij vetëm pjesëmarrja masive do të ishte ilaçi më i mirë për të shëruar Shqipërinë.

“Vota masive. Votoni, votoni, votoni. Pjesmarrja masive dhe tejklalimi i gjithë deformimit të vullnetit të zgjedhjeve është ilaçi për të shëruar Shqipërinë”, ishte mesazhi i Salianjit pasi votoi.

“Thirrja ime është për të dalë masivisht në votime për të bërë të mundur ndryshimin. Unë mbështes PD dhe opozitën, të gjithë kandidatët e PD-së janë me diferencë më profesionistë,” u shpreh ish-deputeti demokrat.

“Vota nga kudo është njësoj, qoftë nga burgu qoftë nga jashtë. Privimi që më është bërë në mënyrë të padrejtë për të më shmangur dhe për të më hequr nga beteja elektorale të jep ndjesinë të një lloj lidhje me zinxhir për të penguar në aktivitetin politike” theksoi Ervin Salianji.

“Momenti i sotëm moment i veçantë qoftë edhe nga burgu. Rastisi i që unë të jem votuesi i parë, siç edhe duket besoj se do ketë votë masive për nr 1 dhe për PD. Thirrja ime është për të dalë masivisht në votime për të bërë të mundur ndryshimin. Unë mbështes PD dhe opozitën, të gjithë kandidatët e PD janë me diferencë më profesionistë.”

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH