Politikë

Vizita e parë zyrtare e një kryeministri britanik, Starmer vjen sot në Tiranë

Shkruar nga Liberale

Vizita e parë zyrtare e një kryeministri britanik, Starmer vjen sot

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, zhvillon sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, e para herë që një kryeministër britanik viziton vendin tonë në këtë nivel.

Vizita nis me një takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, në orën 10:30, ndërsa më pas Starmer do të pritet nga Kryeministri Edi Rama. Të dy liderët do të mbajnë një konferencë për mediat në orën 12:40.

Kjo vizitë zhvillohet në prag të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që mbahet më 16 maj në Tiranë, dhe ku Shqipëria është mikpritëse.

Që sot, priten të mbërrijnë në Tiranë liderët evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor, ndërsa aktivitetet do të zhvillohen në strukturën e përkohshme të quajtur “Shtëpia e Europës”, e ngritur në Sheshin Skënderbej.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH