Politikë

"S'u mërzite 12 vite, mbylle më mirë", Rama i përgjigjet qytetarit: E ndiej ende zjarrin brenda meje..!

Shkruar nga Liberale

"S'u mërzite 12 vite, mbylle më mirë", Rama i

Ashtu si çdo mëngjes, kryeministri Edi Rama vijon t'u përgjigjet live pyetjeve të adresuara në platformat sociale nga qytetarët shqiptarë. 

Qytetari: A nuk u mërzite 12 vite, s’ke çfarë të bësh më shumë, më mirë mbylle me faqe të bardhë

Rama: Nuk është çështje gëzimi apo mërzie, është çështje misioni dhe përgjegjësie. Do të thotë që kemi ende një rrugë për të bërë drejt finishit. Jemi afër finishit, por nuk jemi në finish. Rruga drejt finishit është mandati i katërt për të anëtarësuar Shqipërinë në BE. Mund t’ju mbaj këtu deri nesër për të thënë sa gjëra kemi bërë dhe sa shumë kemi ende për të bërë.

Ka dy mënyra për t’u larguar. Një kryeministër në një vend demokratik, një mënyrë është kur nuk ndien me zjarrin tjetrin, që mua nuk më ka ndodhur ende dhe tjetra kur njerëzit thonë hap krahun se duhet të vijë dikush tjetër.

Jam këtu për të bërë bashkë me të gjithë ata që punojnë m mua historinë e këtij vendi. Historia është në dorën tonë

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH