Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur live pyetjeve të adresuara në platformat sociale në rubrikën "sy më sy".
Rama ka thënë Shqipëria është në një fazë të rëndësishme transformimi. Ai e quajti “të verbër” dhe “të mllefosur për arsye politike” ata që e etiketojnë Shqipërinë si një vend të prapambetur.
Teksa një komentues ka thënë se: “S’na duhet pasaporta europiane, ne diskutojmë ende ujë, drita rrugë. 12 vite ende mesjete”, kreu i qeverisë i është përgjigur duke u shprehur:
Rama: Që ti thuash Shqipërisë mesjete sot dmth të jesh kaq i verbërë, i mllefosur për arsye politike. Shqipëria është në një fazë transformimi që Shqipëria nga një vend që nuk ja hidhte kush qurret, të bëhet në një vend që shihet me respekt. Shihet si një vend serioz në arenën ndërkombëtare. Një vend turistik që rritet çdo vit me një shpejtësi marramendëse.Nëse do të ishte mesjetë, asnjëra dhe as tjetra nuk do të ndodhte.