Në fushatë elektorale dhe gjithçka ndodh. Kjo foto është duke bërë xhiron e rrjetit pasi shfaqet Erion Braçe bashkë me ministren Delina Ibrahimaj, duke pozuar në një rrugë të Tiranës, ku është vendosur një poster elektoral i kandidates demokratike Jorida Tabaku.
Në fakt ka një të përbashkët mes të ish zëvendës kryeministrit socialist dhe ish nënkryetares së PD kur e drejtonte Lulëzim Basha. Partia Socialiste e vendosi Braçen në listën e hapur të Tiranës.
Po të njëjtën gjë bëri edhe PD e Berishës me Jorida Tabakun megjithëse ishte ndër më të votuarat nga gratë në primaret e qarkut të Tiranës.
Në këtë betejë votash të Braçes duket se i ka ardhur në ndihmë ministria Delina Ibrahimaj e cila e gjen veten në listën e mbyllur të PS Tiranë.
Megjithëse “emigroi” pa dëshirën e tij nga Divjaka në Tiranë, Erion Braçe nuk është dorëzuar, tksa pretendon sërish një mandat deputeti.