Showbiz

“Shqip të Dua”/ Himni i ri i dashurisë për gjuhën dhe kombin

Shkruar nga Liberale.al

“Shqip të Dua”/ Himni i ri i dashurisë për

Pas suksesit të madh me këngën “Me merr me vete”, ku u bashkuan me babain e tyre, Ylli Baka, binjakët Marko dhe Toni rikthehen me një tjetër projekt që ngjall emocione të forta dhe krenari kombëtare. Kënga e tyre më e re, “Shqip të dua”, nuk është thjesht një melodi për t’u dëgjuar, është një ndjenjë që përshkon zemrën e çdo shqiptari.

Me një refren të fuqishëm që mbetet në mendje dhe një ritëm modern që të fton të kërcesh, kjo këngë është gati të bëhet hiti i verës. Interpretimi energjik i Markos dhe Tonit, i shoqëruar me një tekst të ndjerë dhe të thellë, e bën “Shqip të dua” një deklaratë dashurie për gjuhën shqipe dhe identitetin tonë kombëtar.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH