Politikë

Rama mbyll fushatën në Elbasan: Vota për PS-në, votë për BE-në!

Shkruar nga Liberale

Rama mbyll fushatën në Elbasan: Vota për PS-në, votë

Një votë për PS është nvotë për flamurin europian. Kështu u shpreh kryesocialisti, Edi Rama, nga Elbasani, ku përmbylli fushatën elektorale.

“Duhet të fokusohemi te flamuri më i bukur në botë dhe tek flamuri i ëndrrës më të bukur në botë. Sot cilido që investon me votë, është për të marrë pasaportën europiane. Dua t’u them të gjithë prindërve, që në 11 maj duhet të mendojnë për fëmijët që nuk kanë të drejtë vote. Duhet të mbyllim negociatat, t’i japim fëmijëve një dhuratë që është më e çmuar se çdo vlerë monetare. Me atë pasaportë prindërit duhet të mendojnë se i bëjnë atë që të tjerët me shekuj nuk e bënë dot kurrë, duke i dhënë statusin e të barabartit me fëmijët e Italisë dhe duke i dhënë identitetin europian. Më pas shoh të rriten fëmijë të lirë europiane”, tha Rama.

Në garën e 11 majit, Rama është i bindur se fitorja e PS është e padiskutueshme.

“Dua ta mbyll me një bindje, fitorja jonë më 11 maj do të jetë më e bukura e gjithë kësaj historie që kemi shkruar së bashku. Do të jetë fitore me notën 10. Ne do të vazhdojmë me shumë besim deri në fund, të kërkojmë në zemrën dhe mendjen e çdo kujt që na rri akoma larg, shqiptarin dhe dua t’iu se nuk shkohet në zgjedhje për të zgjedhur krushkun apo dhëndrin, por kalin që do të tërheqë karrocën. Prandaj nuk keni çfarë kërkoni o demokratë. Me kalin që po ju ngordh rrugëve”, u shpreh ai.

Një batutë kryesocialisti e bëri për drejtuesin politik të qarkut, Tomor Alizoti.

“Sot paradite shkova në Librazhd dhe pata një moment, që më kapi frika kur po i afrohesha Librazhdit, mos më ha Tomor Alizoti të gjallë. Shoh sa andej, këndej, dhe s’e pashë asgjëkundi Ludovicun. Tani që ju shoh juve, mendova me vete: e kupton ti, mor Tomor, se çfarë do me hëngër të gjallë apo jo? Se ka një fjalë të madhe populli shqiptar, Tomor: tamaja e madhe të lë pa gjo. Po me çfarë shoh unë, ty tamaja e madhe do të lërë pa zë. O Tomor, mor Ludovik, ke gjet njerëzit më të gabuar, ke gjet vendin më të gabuar me u ngatërru, mor Tomor”, tha Rama.

Në të kaluarën Shqipëria ka humbur shumë “trena të historisë” dhe fajtor për këtë sipas Ramës, është qeverisja e dikurshme e Partisë Demokratike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH