Politikë

Në të njëjtën ditë dhe orë me PD/ PS njofton se ku do të bëjë përmbylljen e fushatës

Shkruar nga Liberale

Në të njëjtën ditë dhe orë me PD/ PS njofton se ku

Partia Socialiste do ta mbyllë fushatën me një miting ditën e premte në datën 9, tek Parku Olimpik në orën 19.00.

Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme, kryetari i Partisë Demokratike dhe koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Sali Berisha, bëri me dije me anë të një statusi në Facebook, se mitingu përmbyllës i fushatës elektorale do të mbahet në Tiranë më 9 maj në Bulevardin e Ri.

“Të gjithë bashkë për një “Shqipëri Madhështore”. Më 9 maj në ora 19:00 në Bulevardin e Ri, përmbyllim një rrugëtim, nisim një mision”, – shkroi Berisha.

Duket se këtë herë dy forcat më të mëdha politike në vend kanë vendosur ta mbyllin fushatën për zgjedhjet e 11 majit në të njëjtën orë, por në vende të ndryshme.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH