Nga Fushë-Kruja, ku zhvilloi paraditen e sotme takimin përmbyllës, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama kërkoi votën e qytetarëve me premtimin se në 4 vitet e ardhshme do të bëjnë më shumë për këtë zonë, se sa kanë bërë në të gjitha vitet e kaluara.
Gjithashtu, Rama u ndal te rëndësia që ka vota e 11 majit për integrimin dhe anëtarësimin e vendit në BE.
Duke anëtarësuar vendin në BE, tha Rama, do të përmbushim profecinë e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastirot Skënderbeu.
Pjesë nga fjalimi i kryeministrit Edi Rama:
"Në katër vitet e ardhshme do bëjmë më shumë nëse ju dhe qytetarët do na japin një mbështetje të fortë dhe një fuqi më të madhe për të marrë vendime, për ta çuar para vendin, duke realizuar edhe profecinë e atij që ju e keni atje lart në Krujë si hijen e gjithë malit, Gjergj Kastiotit i cili e përcaktoi qysh atëherë se fati i stërnipërve të tij është Evropa. Uroj që më 11 maj nga të gjitha kutitët e votitmit këtu në Krujë të dalë rezultati më i mirë ndonjëherë për PS."