Politikë

SHIFRA E DITËS: ‘Masakra’ e madhe ndaj partive të vogla vazhdon, PS dhe PD ‘grabitën’ 11 mandate me ligj elektoral më 11 maj 2025!

Shkruar nga Liberale

SHIFRA E DITËS: ‘Masakra’ e madhe ndaj partive të vogla

Partitë e vogla u projektuan si satelitë të dy partive të mëdha në vitin 1991, kur u pranua zyrtarisht pluralizmi politik. PS si trashëgimtare e regjimit dhe PD si partia që mirëpriti shumë funksionarë të lartë për të formësuar elitën e asokohe kanë alternuar pushtetet në 34 vite demokraci.

Rënia e PD dhe mungesa e rotacionit duket sikur po e rikthen Shqipërinë ashtu siç ishte në "90; nën kontrroll një partiak. PD dhe PS arritën në vitin 2008 një marrëveshje duke ndryshuar kushtetutën dhe duke miratuar një ligj elektoral që do të shndërrohej në një masakër elektorale për partitë e vogla. Plot 50 mijë vota që shkuan në zgjedhjet e 11 majit 2025 për Nisma Thurje dhe Shqipëria Bëhet kanë prodhuar deri tani 1 mandat në Kuvend  kurse PS i janë dashur mesatarisht 8 deri në 9 mijë vota për një mandat. 

Në vitin 2001, në fakt,  kryetari socialist i asaj kohe, Fatos Nano shprehu pakënaqësi ndaj partive të vogla aleate të PS, madje i cilësoi ato si “parti taksi”, ose mjete të rëndomta që përdoren sipas nevojave të partive të mëdha përkundrejt një pagese dhe projektoi zhdukjen e tyre. Marrëveshja Berisha-Rama e vitit 2008 duket sikur "vulosi" vullnetin e Nanos.

Zgjedhjet e së 11 majit 2025 duket se kishin përcaktuese votuesit e Qarkut Tiranë. Partitë e vogla morën së bashku afërsisht 143 mijë vota në rang kombëtar ose 10% të votave të vlefshme, ndërsa në Tiranë ato morën 13.7% të votave.

Në zgjedhjet e së dielës, në Tiranë u hodhën afërsisht 435 mijë vota, ose 50 mijë më pak se sa katër vjet më parë.

Partisë Socialiste në total i humbën 26 mijë vota ndërsa Partisë Demokratike i humbën 35 mijë vota.  28 mijë vota mori LSI më 2021 në Tiranë. Si pjesë e Koalicionit Shqipëria Madhështore PD dhe LSI së bashku kanë humbur pothuajse 64 mijë vota. Partitë e vogla të marra së bashku në Tiranë kanë marrë gati 80 mijë vota. Katër vjet më parë, partitë e vogla, përfshirë Nismën Thurrje, apo Bindja Demokratike patën marrë  15 mijë vota.

Fakt është që partitë e vogla deri në numërimin përfundimtar pritet të marrin maksimumi 7 mandate për shkak të padrejtësisë sistemike. Votat e papërfaqësuara të këtyre u kalojnë si mandate dy partive të mëdha. Kështu, Partia Socialiste, e cila mori 52% të votës popullore, pritet të marrë 82 mandate ose gati 56% të parlamentit, ndërsa opozita kryesore pritet të marrë 50 mandate ose 36% të parlamentit, edhe pse ka marrë vetëm 35% të votave. 

Janë gati 11 mandate që PS dhe PD ia ka mohuar të vegjëlve me sistemin e proporcionalit rajonal. Kur numërimi po shkon drejt fundit 10 duket se janë fituar nga Partia Socialiste dhe një nga Partia Demokratike. Në rast se sistemi do të ishte proporcional i pastër kombëtar, PS do të merrte 73 mandate, PD 49, Nisma+Shqipëria Bëhet 4.9 mandate, Mundësia 4.3 dhe Bashkë afërisht 2 mandate. Me sistem proporcional kombëtar, Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës, që mori 1.36% të votave e kishte të sigurt një mandat.

Sistemi ka "masakruar" më herët parti të ashtuquajtura të vogla të kryesuara nga Bamir Topi, Ben Blushi etj, parti që kanë marrë rreth 20 mijë vota por nuk siguruan asnjë mandat deputeti.

Edhe partitë që patën sukses dhe e sfiduan për një farë kohe ligjin e ashpër elektoral dhe sistemin dyplar si LSI dhe PDIU nisën rënien dhe u reshtuan si "viktima" të radhës në zgjedhjet e fundit aq sa po shkojnë aktualisht drejt shkrirjes. 

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH