Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm disa pamje nga takimi i djeshëm me shqiptarët në Selanik.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare falenderon për mikpritjen gjithë emigrantët që jetojnë në vendin fqinj, Greqi.
Rama thekson se dita e djeshme ishte një frymëzim kuqezi.
“Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë nga Selaniku, si falenderim për mikpritësit e djeshëm e frymëzim kuqezi për të gjithë ju, ju uroj një javë sa më të mbarë”, shkruan Rama krahas videos së shpërndarë në Facebook.