Chris LaCivita foli në prezantimin e programit të Partisë Demokratike dhe koalicionit të udhëhequr prej saj, Shqipëria Madhështore.
"Ne e dimë se 12-vjecari i Ramës ka qenë një zhgënjim i vërtetë. Një dështim i një udhëheqësi të qëndrueshëm kundër familjeve shqiptare. Por, ne kemi doktor Berishën, një mik të vërtetë të familjeve shqiptare. Ai ka një program të vërtetë për të ulur kostot e familjeve dhe një program konservator njësoj si ai i presidentit Regan dhe Trump" theksoi Chris LaCivita.
"Është një plan i vërtetë për të ulur taksat. Një plan të vërtetë për të rinjtë shqiptarë dhe për të ardhmen. Ky është qëllimi i kësaj fushate. Është ky dallimi mes një udhëheqjeje të qëndrueshme të Berishës dhe të një udhëheqjeje në fshehje të asaj të PS-së. Një fitore për Berishën është një fitore për familjet shqiptare", tha Chris LaCivita.