Politikë

Bashës i ndodh e papritura në takimin me të rinjtë, ‘luani’ i Ramës shndërrohet në ‘lepur’

Shkruar nga Liberale

Bashës i ndodh e papritura në takimin me të rinjtë,

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim me të rinj e të reja, në një format tërësisht ndryshe, argëtues dhe interaktiv, që thyen kornizat e zakonshme duke sjell energji, ide dhe pasion.

Takimi nisi duke ironizuar shprehejn e kryeministrit Edi Rama ku e krahasonte veten me një “Luan”. Të rinjtë kishin sjell një Lepur dhe thanë se është “luani i Ramës”, ndërsa Basha vijoi me ironinë duke e pyetur “Luan ku i ke shokët”. Ai më tej duke iu referuar Lepurit tha se “Luani paska bërë tatuazh tek veshët shkronjat e SPAK”.

Bashës i ndodh e papritura në takimin me të rinjtë,

“E nisim me këmbën e mbarë kur e nisim me rininë. Këtë se kuptoj pse e ke sjell.
I riu: Luani i kryeministrit.
Basha: Luani i kryeministrit, shumë mirë. O Luan, ku i ke shokët? Ku i ke shokët më Luan, pse qenke tremb kaq shumë? Luani paska bërë tatuazh tek veshët, SPAK. Mos u tremb”.

Në fjalën e tij Basha tha se pas 12 vitesh qeverisje, Shqipëria ka përjetuar vetëm korrupsion, dështime dhe varfëri. Me të rinjtë që kishin veshur bluzat me frazën që tashmë është bërë popullore 7×7=313, Basha u bëri thirrje qytetarëve të refuzojnë politikën 35 vjeçare që ka marrë peng vendin. Ai tha se duke zgjedhur Koalicionin Euroatlantik, që mbështet SPAK-un për të pastruar politikën nga korrupsioni.

Sipas tij, një politikë njerëzore, që kupton hallet e shqiptarëve dhe investon për rininë e vendit, është e vetmja mënyrë që do të na çojë drejt Bashkimit Europian.

Bashës i ndodh e papritura në takimin me të rinjtë,

“Pas 12 vitesh korrupsion, dështime, varfëri, a mund të imagjinohen edhe katër vite të tjera. Për çfarë, për më shumë varfëri? Për më shumë korrupsion? Për më shumë dështime. Sigurisht që jo. A ka rrugë, sigurisht që ka rrugë. Dhe rruga nuk është për fat të keq ata që e kanë marrë peng Partinë Demokratike dhe që propozojnë si kandiat për deputet Ilir Metën, apo Elvis Roshin. E vetmja alternative në këto zgjedhje është ajo që realisht do të luftojë korrupsionin, duke i dhënë mbështetje pa kushte SPAK-ut, duke bërë të mundur që të shkojë deri në fund ajo që ka nisur, pastrami i plotë i politikës dhe mbushja me kapacitet të plotë e 7×7-313. Një politik njerëzore, një politik që i ndjen dhe i kuton shqetësimet dhe hallet e qytetarëve dhe që formulon zgjidhje realiste, është e vetmja politikë që do të na çojë drejt Bashkimit Europian, drejt standarteve të reja, në zhvillimin ekonomik, në shërimin e plagëve sociale dhe në investimin tek mrekullia e vendit tonë, tek rinia e mahnitshme, tek të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi” – tha Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH