Politikë

FOTO HISTORIKE/ Demonstrata e dhunshme e 26 janarit 1997 në Tiranë, kur ndër të vetmet pankarta ishte ajo e Edi Ramës së dhunuar

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ Demonstrata e dhunshme e 26 janarit 1997 në Tiranë,

Imazhe nga demonstrata e dhunshme në TIRANË, 26 janar 1997 (Fotot e siguruara nga Bernard Bisson/Sygma përpes Getty Images)

Fotot i përkasin një prej demonstratave të opozitës në Tiranë, në fund të muajit janar 1997.

Është koha kur pas rënies së firmave piramidale, vendi do të përfshihej në trazira.

FOTO HISTORIKE/ Demonstrata e dhunshme e 26 janarit 1997 në Tiranë,

Përpjekjet për të ndaluar protestat dështuan, sikurse edhe kjo demonstratë e organizuar nga PS në opozitë u shpërnda me dhunë, sipas mediave të huaja që kanë siguruar fotot.

Mes demonstruesve duket se ndër të paktat pankarta është ajo e Edi Ramës, i cili ishte dhunuar më herët si një zë i fuqishëm opozitar.

FOTO HISTORIKE/ Demonstrata e dhunshme e 26 janarit 1997 në Tiranë,

Pas trazirave në të gjithë vendin që çuan edhe në rënien e qeverisë e të kapitullimit të shtetit, u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme.

Në qershor 1997 në pushtet erdhi PS, ndërsa një vit më vonë kryeministri i asokohe, Fatos Nano, do t’i hapte rrugë udhëtimit politik të pasardhësit të tij, Edi Ramës. Nano e përfshiu Ramën në kabinet, duke i besuar postin e ministrit të kulturës.      

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH