Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi sot programin e fushatës së koalicionit "Shqipëria Madhështore" për zgjedhjet e 11 majit, 2025.
Pjesë nga fjalimi i Berishës:
"Do të kemi Ministrinë e Familjes, do të zbatojmë politikat më të avancuara të mbështetjes të familjes shqiptare. Bonus për fëmijën e parë, për të dytin. Do mbështetet nga lindja deri në 23 vjeç për fëmijën e tretë. Sot me qindra familje janë me nëna kryefamiljare."
"I garantoj se do të bëjmë gjithçka për të zgjidhur çdo mungesë që kanë, fëmijët e tyre do kenë 200 euro minimum jetik. Qeveria do bëjë gjithçka për biznesin e sukseseve të tyre. Tek flasim për familjen, është e qartë se epiqendra saj është gruaja, nëna, vajza shqiptare."
"Ndaj zotohemi këtu para jush se do të luftojmë me ju të rrëzojmë murin e patriarkalizmin, të dhunës. Këtë mur që mban gjallë diferencat mes nënës dhe babit, midis motrës dhe vëllait, vajzës dhe djalit. U garantoj vajzat se do bëhet gjithçka për biznesin e tyre, do të mbështeten me linja të veçantë. Ato që quhen shtëpiake do të shpërblehen për punën e tyre".
"Njeriu më mizogjen. U detyrua të thoshte se na ka pa syri i keq. Po ti je e keqja vetë mo. A ka të keqe më të madhe se ai që i largon nënës vajzën dhe djalin drejt rrugëve të botës. A ka më keq se t’u largohesh burrin nga shtëpia për t’u siguruar kafshatën. Me mizogjininë tënde je bërë i famshëm. Po nxit dhunën kundër grave. E ka në borxh të përrallisë, por një fjalë nuk flet kur një grua dhunohet apo vritet. Është një mizogjen i pakorrigjueshëm. Gratë dhe vajzat do të jenë ato që do e çojnë aty ku e meriton."
"Janë dashur tre vite të plota për programin. Kur pranova të rikthehesha, mora një vendim, nuk rikthehesha për pushtet, as pasuri, as luks. Këtë projekt e bëmë duke e ditur situatën e rrezikshme në të cilën gjendet Shqipëria. Shqipëria sot po vuan pasojat e një pushtimi nga vjedhja që është bërë këtë 12 vjet. Jemi në kushtet e një pabarazie të madhe ekonomike."
"Arsimi është rrënuar, shëndetësia është shkatërruar, çmimet e larta dhe korrupsioni e kanë bërë çmimin e jetës të pamundur në Shqipërisë. Prandaj PD gërmoi në histori për të gjetur çfarë programesh kanë përdorur vendet që janë gjetur në rrënoja pas luftrave e fatkeqësive, siç gjendet sot Shqipëria nga pushteti i narkodiktaturës. Ky projekt do të ringrejë Shqipërinë nga pasojat që solli Rilindja 12 vite, por këtu nuk do bie dakord me ata që thonë se politika është arti i të mundshmes, ne me politikën tonë kemi realizuar të pamundurën".