Koalicioni i opozitës “Shqipëria Madhështore” humbi një tjetër aleat. Bëhet fjalë për kryetarin e Partisë së Pensionistëve, Selami Jenisheri, i cili siç e kishte paralajmëruar më herët, dorëzoi në KQZ kërkesën e dorëheqjes që të mos jetë pjesë e koaliconit të drejtuar nga Berisha
“Ju lajmërojmë dhe kërkojmë që subjekti zgjedhor Partia Bashkimi Popullor i Pensionisteve Shqiptar heq dore nga pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 Majit 2025, për Kuvendin e Shqipërisë, si subjekt zgjedhor dhe si pjese e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” e regjistruar për zgjedhjet e 11 Majit 2025, ndërkohë që zgjedhjet e 11 Majit 2025 janë të paligjshme, të pavlefshme dhe madje antikushtetuese dhe nuk mund të mbahen, kur akoma nuk ka mbaruar shqyrtimi i gjithë ankimimit për zgjedhjet e 25 Prillit 2021 dhe kështu sipas Kodit Zgjedhor për zgjedhjet e 25 Prillit 2021, nuk mund të ndahen mandatet, pasi janë të paligjshme dhe në kundërshtim me Kodin Zgjedhor me të cilën mbajtën zgjedhjet e 25 Prillit 2021”, thuhet në kërkesën e Jenisherit.
Më herët ai deklaroi se ishte gënjyer nga demokratët, të cilët e kishin thirrur njëherë vetëm për të firmosur që ishte pjesë e koalicionit dhe më pas nuk e kishin përfshirë gjatë hartimit të listave.