Kryeministrit Edi Rama duket se nuk i ka pëlqyer dreka, sot në Londër.
Rama ka marrë pjesë këtë të enjte në punimet e Samitit të Komunitetit Politik Europian, që po mbahet në Oxfordshire të Britanisë së Madhe.
Pas përfundimit të punimeve të samitit, Rama ka ndarë dhe një “pakënaqësi” në lidhje me ushqimin në Britaninë e Madhe.
“Nuk kanë faj fare anglezët që kur vijnë në Shqipëri thonë “Oh sa mirë hahet këtu tek ju!” shkruan kreu i qeverisë, ndërsa e ka shoqëruar foton ku është ankuar me një të qeshur.
Konferenca e së enjtes ishte takimi i katërt i Komunitetit Politik Evropian, i iniciuar pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ide e presidentit francez, Emmanuel Macron.