Politikë

Opozita thërret protestë të enjten para Kryeministrisë, Edi Rama "me të vetët" fluturon sot drejt SHBA-së 

Shkruar nga Liberale

Opozita thërret protestë të enjten para Kryeministrisë, Edi

Opozita ka thirrur një protestë para Kryeministrisë të enjten, në orën 20:00. 

Moto e protestës së demokratëve është “të bashkuar në betejë” kundër varfërisë dhe skandaleve, ku sipas tyre  janë të përfshirë disa zyrtarë pranë qeverisë.

Theksojmë se kjo protestë vjen pak javë, pasi Gjykata e Apelit i dha vulën e PD ish-kryeministrit Sali Berisha, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që njohu të ligjshëm, ndryshimet statutore të Kuvendit të Berishës.

Një ditë më parë ish-kryeministri Berisha iu bëri thirrje të gjithë strukturave të PD, që të mobilizohen dhe të bëjnë gjithçka që "t’ua heqin shtetin bandave dhe t’ua kthejnë qytetareve".

"Të enjten ne ora 20.00, le të bëhemi bashkë me një mesazh: t’ua heqim shtetin bandave dhe t’ua kthejmë qytetareve!", ishte  thirrja e Berishës. 

Por me 11 Korrik godina e Kryeministrisë do të jetë bosh, kjo pasi  kryeministri Edi Rama do të jetë në SHBA, për të marrë pjesë në punimet e Samitit të NATO-s.

Në këtë vizitë Rama shoqërohet nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Agjenda e kryeministrit ka qenë e paracaktuar në kuadër të 75-vjetorit të themelimit të NATO-s. Samiti nisi këtë të martë, 9 korrik, në Uashington dhe punimet do të zgjasin deri ditën e enjte.

Në samitin e fundit të NATO-s nën drejtimin e John Stoltenberg, priten të merren vendime të rëndësishme, në lidhje me situatën në Ukrainë, si dhe konfliktit Izrael-Hamas në Rripin e Gazës./ Përgatiti Liberale.al 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH