Politikë

"Nuk përbën lajm thirrja ime këtu", ENGJËLL AGAÇI përfundon dëshminë në SPAK, zbulon se për çfarë u pyet

Shkruar nga Liberale

"Nuk përbën lajm thirrja ime këtu", ENGJËLL

Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaci u thirr ditën e sotme në SPAK.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme,  ai tha para gazetarëve se u thirr për Inceneratorin e Tiranës, ndërsa shtoi se të gjithë duhet të jenë në dispozicion të drejtësisë.

“U thirrja për inceneratorin e Tiranës. Mendoj se ky nuk duhet të krijojë një lajm. Duhet të jemi në dispozicion të organeve të drejtësisë. Falemiderit!”, tha Agaçi para kamerave. 

Kujtojmë se pak kohë më parë emri i Agaçit u përmend edhe në një investigim të medias italiane Rai3, ku bëhet fjalë për emisionin “Report”, i cili në një investigim për marrëveshjen Meloni-Rama, për strehimin e emigrantëve në Shqipëri, e cilësoi Engjëll Agaçin si “avokat të narkotrafikantëve” .

Në investigim thuhej se Agaçi kishte tentuar të korruptonte kreun e interpolit të Romës, për shkak të lidhjeve të tij me krimin.

Pas këtij shkrimi vetë Engjëll Agaçi rëagoi për median italiane La Republica dhe tha se se do të padisë për shpifje emisionin e RAI 3.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH