Politikë

Kuvendi Kombëtar Rinor i PS/ Rama: Nuk është koha për të djegur votën në oxhakun me blozë

Shkruar nga Liberale
Kuvendi Kombëtar Rinor i PS/ Rama: Nuk është koha për

Në Pallatin e Kongreseve po zhvillohet Kongresi Kombëtar Rinor i Partisë Socialiste, ku janë mbledhur të rinj nga çdo cep i Shqipërisë. Fjalën e hapjes në këtë kongres e mbajti ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e cila theksoi se ky kongres është një mundësi për të rinjtë që të ngrisin zërin dhe të ndajnë vizionin e tyre për rrugën drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

Kryeministri Edi Rama, i cili mori fjalën pas saj, shprehu besim të plotë se shqiptarët do të japin mandatin e katërt për Partinë Socialiste, për të realizuar ëndrrën e Shqipërisë si pjesë e Bashkimit Evropian. Ai theksoi rëndësinë e këtij procesi dhe angazhimit të të rinjve në këtë rrugëtim për të realizuar një të ardhme më të mirë për vendin.

Rama: Ashtu sikurse duhet të dini se kjo nuk është koha për të djegur votën në oxhakun blozë, me partinë që ka llagapin e saj apo parti të reja, që të re kanë vetëm moshën e kryetarëve. Kjo është koha kur të gjithë duhet të dinë se për të arritur Shqipërinë 2030 në rreshtin e flamujve evropiane, ka vetëm një trend për të gjithë PSSH.

Kjo është partia që ka moshën e të gjithë atyre që e mbështesin. Asnjë forcë tjetër nuk është më e vjetër se kjo e jona, asnjë nuk është më e re se kjo jona. Asnjë forcë tjetër nuk ka më shumë energji se kjo jona. Asnjë forcë tjetër nuk ka më shumë rini se ne, dhe në asnjë forcë tjetër nuk ka vend për të rinj e të vjetër se sa te ne.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH