Politikë

Nisin "ethet" në Partinë Socialiste, Rama cakton orën se kur do të finalizojë listën e kandidatëve të PS!

Shkruar nga Liberale

Nisin "ethet" në Partinë Socialiste, Rama cakton orën

Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet nesër në orën 19:00 në selinë rozë për të zyrtarizuar listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit. 

Pasditen e nesërme, para mbledhjes së kryesisë Rama do të zhvillojë një takim edhe me bordin e diasporës që drejtohet nga Taulant Balla.

Në këtë takim përveç bilancit të punës që është bërë deri më tani , pritet te diskutohet edhe për emra potencialë që mund të vijnë nga diaspora.

Bëhet me dije se të 12 drejtuesit politik do të dalin një e nga një për të lexuar emrat e skuadrave të tyre në garën e 11 Majit.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH