Deputeti socialist Erion Braçe, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, u shpreh se ‘do të thotë disa gjëra që mund të jenë të fundit në Komision’.
Ai foli për sektorin e bujqësisë dhe u shpreh se nuk është faji i asnjë deputeti për këto që ka ndodhur në 6 vitet e fundit, referuar bujqësisë.
“Si propozues i kësaj meqë është puna ime e fundit në Kuvend. Unë ….po po patjetër për këtë sesion…..meqë është puna e fundit unë do të jem i kënaqur që kjo gjëja të votohet kundër në kuvendin e Shqipërisë. Mos u vini në siklet fare. Nuk është faji i asnjë deputeti në Kuvend për këtë që ka ndodhur këto 6 vite. Është faji i çdo ministri të Ekonomisë. Do them disa gjëra që mund të jenë të fundit në Komision. Do ta kuptojë kur të shkojë në katund dhe të përballet me atë zonjën që ka 4 lopë që zgjodhët në 4 të mëngjesit dhe të flejë në 1 të mëngjesit të ditës tjetër. Këtu do e kuptojë, por do jetë shumë vonë. “, u shpreh Braçe.
Më tej ai tha se është e turpshme që ministri i Financave nuk vjen këtu të përballet.
“Kjo është një tallje skandaloze. Njëherë gjej ministrin, njëherë drejtoreshën, përgjegjësen. Kjo është tallje! Natyrisht kur tallen zëri shkon në qiell, nuk lejoj kurrkënd të vijë këtu dhe të tallet me punën e deputetit.
Unë skam asnjë interes personal në këtë histori, prindërit e mi nuk banojnë në fshat, skam trashëguar gjë. Gjithë kjo tallje ndodh pse këtu në këtë propozim është emri im. Kaloi një ligj para një muaji këtu dhe nuk u fol fare për të”, theksoi Braçe.