Politikë

Salianji kandidat për deputet në 11 Maj? Çfarë ndodh sot në Gjykatën e Lartë

Shkruar nga Liberale
Salianji kandidat për deputet në 11 Maj? Çfarë ndodh sot

Ervin Salianji mund ta ketë sërish mundësinë për të qenë kandidat në zgjedhjet e 11 Majit, nëse Gjykata e Lartë vendos sot në favor të tij.

Në rekursin e tij, ai kundërshton dy vendime: atë të datës 18 dhjetor 2019 të Gjykatës Penale, si dhe vendimin e datës 26 shtator të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Ish-deputeti u dënua në 18 Dhjetor 2019 me 1 vit burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, vendim të cilin e ankimoi në Apel. Pas shumë vitesh zvarritje, Gjykata e Apelit vendosi që të lërë në fuqi vendimin me 1 vit burg me akuzën “kallëzim i rreme”.

Ervin Salianji ndodhet në burgun e Fierit prej 27 Shtatorit të vitit të kaluar, teksa e ka cilësuar dënim politik vendimin e gjykatave ndaj tij. Ai ka akuzuar kryeministrin Rama dhe ish-ministrin Fatmir Xhafaj se kanë ndërhyrë te drejtësia për ta dënuar.

Por, nëse sot Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e Gjykatës së Apelit, atëherë Ervin Salianji ka të drejtën të kandidojë për deputetë, nëse PD e vendos në listat e kandidatëve. Në rast se kërkesa e tij rrëzohet, atëherë ai do të vijojë të qëndrojë në burg deri në shlyerjen e dënimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH