Politikë

PROTAGONISTI i DITËS/ Gjykata e Lartë mund t’i japë fund prapaskenave të Tiranës me lirimin e Ervin Salianjit

Shkruar nga Liberale
PROTAGONISTI i DITËS/ Gjykata e Lartë mund t’i japë fund

Reldar Dedaj 

Gjykata e Lartë ka tagrin për t’i dhënë fund prapaskenave të Tiranës në lidhje me dënimin e diskutueshëm nga gjykatat shqiptare për ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji. Ai ndodhet në burgun e Fierit prej 27 shtatorit të vitit të kaluar, ku dy vendime të dyshimta, e shtynë atë padrejtësisht drejt honesh dhe qasjesh që s’i kishte çuar kurrë në mend më parë.

Mendja ta thotë se drejtësia penale rrallë jep, shumë rrallë, vendime të formës së prerë me një vit burg. Kur një person, cilido qoftë ai, dënohet me kaq pak heqje lirie, do të thotë që vepra penale, edhe nëse mund të jetë e vërtetë, në këtë rast, është kaq e vogël sa që fare mirë mund të ishte konvertuar në dënime alternative dhe jo me heqje lirie.

Shto këtu se një denoncim i tillë ka ardhur në kuadër të betejës politike, nga një deputet i opozitës. Sigurisht, denoncimi i Salianjit, krijoi kosto politike për një nga emrat e rëndësishëm të familjes socialiste dhe ky i fundit, arrestimin e tij, e kërkoi thjesht si hakmarrje politike.

Nëse Gjykata e Lartë vendos sot për të lënë në fuqi një prapaskenë të tillë, dënimi me një vit burg dhe gjithë pasojat që sjell, i heqin atij përfundimisht karrigen e deputetit dhe shumë angazhime të rëndësishme në Partinë Demokratike, partinë më të madhe opozitare.

Sot, është e qartë që një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik, e cilësojnë këtë, si një vendim politik të marrë nga mazhoranca. Shqipëria përmes këtij vendimi bën pjesë në një kategori të vogël vendesh ku opozita dënohet. Ervin Salianji është dënuar vetëm se ka bërë një betejë publike dhe politike kundër personit që ndoshta ka ndikimin më të madh në sistemin e drejtësisë. E për këtë arsye ndoshta e ka pësuar.

Megjithatë, ajo çfarë e ka karakterizuar Ervin Salianjin më shumë se çdo gjë tjetër në skakierën politike të së djathtës, mund të thuhet se është guximi. Ajo çfarë e bëri protagonist dhe shënjestër të kundërshtarëve është pikërisht guximi./Liberale.al

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH