Politikë

FOTO HISTORIKE/ Bashkim Fino, 28 vite më parë emërohet kryeministër i Pajtimit Kombëtar

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ Bashkim Fino, 28 vite më parë emërohet

Kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, i sapodalë nga burgu në mars 1997, takohet me kryeministrin e qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Bashkim Fino

I ndjeri Bashkim Fino ishte kryetar i bashkisë së Gjirokastrës kur u propozua nga PS për krijimin e një qeverie teknike dhe kandidatura e tij u miratua nga Presidenti i asokohe, Sali Berisha.

Më 11 mars, Partia Socialiste e Shqipërisë arriti një fitore të madhe, teksa mori drejtimin e qeverisë. Kandidati i saj, kryetari i bashkisë së Gjirokastrës deri në atë ditë, më vonë zbuloi se nuk e dinte që ishte propozuar për postin e kryeministrit.

Qeveria e Pajtimit Kombëtar erdhi pas dorëheqjes së Aleksandër Meksit. Duket se Fino mori mbi supe në atë kohë një barrë të rëndë.
Megjithatë, transferimi i pushtetit nuk i ndali trazirat dhe protestat u përhapën në të gjithë Shqipërinë. PS mori pushtetin pas zgjedhjeve të parakohshme që u zhvilluan në qershor 1997.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH