Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj i ka paraqitur dorëheqjen Këshillit Bashkiak. Kjo pasi Malaj do të jetë pjesë e garës së 11 majit.
Përmes një shkrese ai ka vënë në dijeni Këshillin Bashkiak për largimin nga detyra, ndërsa këshilli ka njoftuar mbledhje jashtë radhe ditën e mërkurë për të zgjedhur një nga zv/kryetarët, i cili do të drejtojë bashkinë deri në zgjedhjet e reja vendore.
Partia Socialiste pritet që t’i zyrtarizojë kandidatët e saj ditën e mërkurë.
Ndërkohë për Qarkun Dibër deri tani përfliten Blendi Klosi, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Alma Selami, Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, Drejtori i Agjensisë së Kadastrës Dibër, Danjel Gjura, Murat Dani, si dhe Drejtori i Spitalit Rajonal Dibër, Ruzhdi Deda.