Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u paraqit këtë të hënë në SPAK në zbatim të masës "detyrim paraqitjeje".
Pasi doli nga prokuroria, deputetja tha me ironi se u kërkoi agjentëve të BKH-së, prokurorëve, si edhe të tjerëve në SPAK votën për Ilir Metën, i cili ndodhet në qeli prej 21 tetorit 2024.
“Iu kërkova votën për koalicionin opozitar. I takova të gjithë. Unë kërkoj votën për babain e fëmijëve të mi. Do ta kërkoj votën deri në fund”, tha Kryemadhi duke iu referuar kreut të PL, Ilir Metës, i cili garon në listën e hapur të Tiranës.
"Sigurisht që kërkoj votën për babain e fëmijëve të mi dhe do të vazhdoj ta bëj deri më 11 Maj. Vetë ata atje brenda e kuptojnë se mënyra e përdorimit të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama i vendos në një pozitë të vështirë. Besoj shumë që edhe vetë të nënshtruar e sistemit do ta votojnë më 11 Maj përmbysjen", shtoi Kryemadhi.