Politikë

Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë vendos sot fatin e Ervin Salianjit

Shkruar nga Liberale

Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë vendos sot fatin e Ervin Salianjit

Gjykata e Lartë do të marrë sot vendimin për ish-deputetin e PD, Ervin Salianji, i cili kundërshtoi vendimin e datës 18 dhjetor 2019 të Gjykatës Penale që vendosi dënimin me 1 vit burg.

Mësohet se seanca do të nisë në orën 10:00 dhe vendimi për demokratin do të merret në dhomë këshillimi.

Theksojmë se më datë 15 tetor 2024, Gjykata e Lartë refuzoi një kërkesë të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli.

Më 26 shtator, Gjykata e Apelit vendosi lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë për Salianjin, ndërsa ky i fundit e quajti procesin të montuar dhe e cilësoi veten si të dënuar politik.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH