Politikë

Ilir Beqaj u vu në pranga, deputetët socialistë "kyçin" gojën para medieve: Ç'është gjithë ky qef....(pak nga KOMENTET e politikanëve)

Shkruar nga Liberale

Ilir Beqaj u vu në pranga, deputetët socialistë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ra në pranga këtë të enjte, pas akuzave për abuzim për fondet e BE në kohën kur drejtonte SASPAK, agjencinë që mbikqyrte fondet e Bashkimit Europian.

Në pranga ra edhe Ermal Kurtulaj, i cili ka mbajtur dhe postin e koordinatorit të projektit EUSAIR që menaxhohej nga SASPAC, i njohur ndryshe si krahu i djathtë i Beqajt, si dhe shtetasi Alfred Nikolla. 

Arrestimi i Beqajt përkoi dhe me seancën e sotme plenare, ku në hyrje të kuvendit, deputetët socialistë u përballën me pyetjet e shumta të gazetarëve që kishin të bënin, pikërisht me prangosjen e tij. Shumica e deputetëve zgjodhën të mos komentonin., duke "kyçur gojën", ndërsa të paktë ishin ata të cilët pranuan të prononcoheshin shumë shkurt. 

Deputetët Anila Denaj dhe Pandeli Majku janë larguar pa dhënë asnjë koment për rastin në fjalë. 

Toni Gogu: jemi në Kuvend, ne bëjmë ligje. Komentet për arrestimet shkoni në organet ligjzbatuese.

Ulsi Manja: Nuk pyeten politikanët për çështjet e drejtësisë.

Nasip Naço: Të degjojmë drejtësinë. Kur flet drejtësia, heshtin të tjerët.

Elisa Spiropali: Ç’është ku ngut, ky zell, gjithë kjo kënaqësi që keni për të vënë mikrofonat për një çështje që do të sqarohet nga drejtësia jo nga ne.

Erjon Braçe: Peshorja ka humbur ekuilibrin sa kohë në këtë vend merren jetë njerëzish dhe nuk mbahet askush përgjegjës, përkundrazi pjesa më e madhe është në kuvend. Drejtësia duhet të gjithëpërfshirës dhe të mbajë përgjegjës duke nisur nga për ngjarjet më të rënda që ka shënjuar historinë e këtij vendi. Jetën e njeriut s’ka të drejtë ta marrë askush. Këtu nga pushteti është marrë jeta e njerëzve edhe për të vjedhur edhe për të mbajtur pushtetin dhe s’ka ndodhur asgjë.

Ndërkohë pak pas lajmit të arrestimit të Beqajt, ish-kreu i PD, Lulzim Basha bëri një reagim në rrjetet sociale, duke thënë se mbështesin vendosmërinë e SPAK "për hetimin e thelluar të aferave korruptive të qeverisë Rama, arroganca dhe babëzia e së cilës nuk kursen as fondet e BE-së."

"Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit.
Përshëndes vendosmërinë e SPAK për hetimin e thelluar të aferave korruptive të qeverisë Rama, arroganca dhe babëzia e së cilës nuk kursen as fondet e BE-së.

Shpreh mbështetjen e plotë për SPAK dhe e inkurajoj të veprojë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit në nivelet e larta, i cili është një kërcënim për integrimin e vendit në BE, mirëqenien, sigurinë tonë kombëtare, për zhvillimin ekonomik, social dhe demokratik të Shqipërisë.

Qytetarët shqiptarë presin drejtësi, qytetarët shqiptarë meritojnë që drejtësia t’i shkojë deri në fund aferave korruptive, pasi të gjithë e dinë që peshku është qelbur nga koka. Dhe koka dihet që është Edi Rama!"- shkroi Basha./ Përgatiti Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH