
Eurodeputeti Fredi Beleri ka qenë pjesë e takimit të Partisë Demokratike në Athinë. Në fjalën e tij, Beleri ka folur si përfaqësues i PD, duke iu drejtuar simpatizantëve demokratë që mos të dëgjojnë propagandën se PD është e përçarë.
Ai më tej kërkoi falje për gabimet që PD mund të ketë bërë, por që sips tij, është e vetmja forcë politike që punon.
“Shqipëria ka nevojë për votën tuaj. Mos dëgjoni propagandë, që thonë se PD është e përçarë, kjo është propagandë. PD është duke punuar. Kush punon, edhe gabon. Të na falni për gabimet. Duhet të bashkohemi. Ju duhet ta shpëtoni Shqipërinë nga një rrezik i madh” – tha Beleri.
Deklarata patetike e Belerit duke folur në emër të PD para demokratëve, të jep përshtypjen sikur ka dashur të sfidojë Flamur Nokën. Pasi një deklaratë e tillë, mund ta dëgjosh nga një përfaqësues i PD dhe jo nga një aleat politik që është përfaqësues i një minoriteti në vend, të cilit i ka hije të flasë në emër të koalicionit.