Fredi Beleri është përballur me një incident ditën e sotme, teksa po futej në Kryesinë e Kuvendit, për takimin e 18 të Komisionit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.
Sipas burimeve të medieve, një qytetar që po kalonte aty pranë, sapo e ka parë i është drejtuar duke i thirrur “o vrasës”.
Por megjithatë Beleri nuk ka reaguar dhe ka vazhduar rrugën drejt ambienteve të e Kuvendit, sikur të mos kishte dëgjuar asgjë.