Politikë

Fokusi kryesor Kosova, Nikolla takohet me delegacionin e Kuvendit në Asamblenë e KiE

Shkruar nga Liberale

Fokusi kryesor Kosova, Nikolla takohet me delegacionin e Kuvendit në

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, zhvilloi sot një takim me delegacionin e Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të KiE, Kryetaren Blerina Gjylameti, anëtaret Etilda Gjonaj dhe Klotilda Bushka si edhe me Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Dyrmishi.

Kryetarja Nikolla përgëzoi anëtaret e delegacionit për punën e deritanishme dhe lobimin në favor të pranimit të Kosovës në KiE dhe i nxiti të vijojnë këtë mision me përkushtim maksimal derisa Kosova të bëhet zyrtarisht anëtare e Këshillit të Europës.

Nikolla vuri në dukje se Kuvendi i Shqipërisë përshëndet këtë sukses të merituar të Kosovës dhe rikonfirmon angazhimin për të vijuar mbështetjen për Kosovën deri në anëtarësimin në KiE, në organizata të tjera ndërkombëtare, shtimin e njohjeve dhe rritjen e kontributit të Kosovës në marrëdhëniet dhe zhvillimet ndërkombëtare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH