Politikë

Flutura Açka ‘zbardh’ mesazhin e rikthimit të Yuri Kim në Tiranë krah Blinken

Shkruar nga Liberale

Flutura Açka ‘zbardh’ mesazhin e rikthimit të Yuri Kim

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Flutura Açka ka përshëndetur ardhjen e sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Tiranë, ndërsa ka veçuar edhe rikthimin e ambasadores së SHBA-së Yuri Kim.

Açka nënkupton se Yuri Kim, gjatë kohës së të cilës u shpall non grata Sali Berisha nga SHBA, tha se dihet arsyeja se pse ajo është rikthyer, e sipas deputetes është të pastrojë Shqipërinë.

‘She is back! And we know why. U kthye Miss Kim, dhe ne PSE-në e dimë! Shqipëria për 33 vjet u kthye në vendin me kastën politike më të korruptuar në planet, që deformoi demokracinë shqiptare. Vetëm nuk mundëm, u kthyem në klub i vogël shokësh, por me miq mund ta pastrojmë Shqipërinë. Të mos jemi më stallë Egjeu në brigjet e civilizimit.’- shkruan Açka. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH