Deputeti demokrat Dashnor Sula, deklaroi gjatë një interviste në Klan News se deri dje babai i tij shpirtëror ka qenë Sali Berisha, por ka mbetur i zhgënjyer.
Sula premtoi se "nëse PD e Berishës mund Ramën, do i ulet në gjunjë, do i kërkojë falje dhe do i puthë këmbët".
Mes të tjerash ai tha se nëse PD e tij humbet, duhet që Berisha dhe njerëzit e afërt me të, të mos justifikohen me vjedhjen e zgjedhjeve, sepse përndryshe partia do shkojë drejt zhdukjes.
“Unë e kam thënë dhe s’kam turp ta them që për mua deri dje Sali Berisha ka qenë babai im shpirtëror, por jam i zhgënjyer shumë. Biologjik është Rizai. I them Sali Berishës që nëse mund Edi Ramën dhe PS-në do i ulem në gjunjë, do i kërkoj falje, do i puth këmbët. Dhe nëse Sali Berisha dhe PD humbet, do duhet që Sali Berisha dhe ata afër me Sali Berishën të mos justifikohen më na i vodhi, por duhet të bëjnë kthesën 180 gradë që opozita duhet të bëhet alternativë të mundë Edi Ramën. Po vazhduam kështu do vemë drejt zhdukjes”, u shpreh Sula.