Andi Memeti, kandidat i Partisë Socialiste nga platforma “Deputeti që duam” është emëruar zëvendës ministër i Financave.
Ai është emigrant prej vitesh në Britani, ku ka punuar në një bankë të nivelit të dytë aty.
Pasi aplikoi në platrofmën socialiste, duket se ai është shpërblyer me një post zëvendësministri, pak para zgjedhjeve parlamentare.
VENDIMI:
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Andi Memeti emërohet zëvendësministër i Financave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.