Sport

Sot Angli-Shqipëri/ Ëndrra shqiptare e Botërorit nis nga Londra, në ‘Wembley’ priten 20 mijë shqiptarë

Shkruar nga Liberale

Sot Angli-Shqipëri/ Ëndrra shqiptare e Botërorit nis nga Londra,

Uembli pritet të vishet kuqezi pasi tifozët e Shqipërisë mund të jenë deri në rreth 20 mijë, në të gjithë sektorët. Në 6 ndeshje direkte Anglia na ka mundur gjithmonë. Edhe ndeshja e fundit e luajtur tre vite më parë shkoi në favor të tre luanëve 5-0. Takimi do të drejtohet nga një treshe spanjolle me kryesor Alejandro Fernanndez.

Ndeshja do të nisë në ora 20:45.
FORMACIONI I MUNDSHËM:
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Gjimshiti, Ajeti, Aliji, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj (Uzuni). Trajner: Sylvinho

Futbolli dhuron jo rrallë surpriza dhe sonte kundër Anglisë, Shqipëria do të kërkojë me patjetër të bëjë të sajën. Në mbrëmje duke nisur nga ora 20:45 nis për Shqipërinë ëndrra e Botërorit amerikan. Shqiponjat kuqezi sfidojnë tre luanët anglez në një “Uembli” të mbushur  plot në sfidën e parë të kualifikueseve. Trajneri Sylvinho beson tek ekipi dhe tek surprizat , para debutimit ka shqetësimin e Ismajlit dhe Kumbullës, të cilët janë ende në dyshim për ‘tre luanët’. Trajneri i kombëtares, para se skuadrat të zbresin në fushë, refuzon të zbulojë detaje rreth formacionit.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë sepse do përballemi me një kombëtare që është në mesin e më të mirëve në botë. Futbolli është i pabesueshëm dhe në 90 minuta gjithçka mund të ndodhë. Me Anglinë nuk mund të luajmë një kundër një, por si ekip mund ta përballojmë. Nuk do të mendojmë vetëm për mbrojtjen, por diçka speciale edhe në sulm”, shprehet Sylvinho, trajner i kombëtares.
Edhe kapiteni Berat Gjimshiti, para ndeshjes me Anglinë, evidentoi potencialin e jashtëzakonshëm të ‘tre luanëve’, por këmbënguli se Shqipëria do kërkojë të përmbushë ëndrrën e saj.

“Ëndrrat thonë se nuk janë të mundura, por disa ëndrra edhe realizohen. Nuk besoj se më para kanë menduar dy herë se Shqipëria nuk do shkojë në Evropian. Unë nuk fshihem dhe të them se Anglia është një kombëtare më e madhe se Shqipëria edhe kaq, por fillimisht të japim maksimumin në fushë dhe pastaj të shohim se ku do të shkojmë”, theksoi Berat Gjimshiti, kapiten i kombëtares, shkruan shqiptarja.

Në Uembli skuadra dje zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore dhe lojtarët janë gati e të motivuar. Sa i përket formacionit Shqipëria pritet të luajë me Strakoshën në portë në mbrojtje me Balliun, Ajetin, Gjimshitin e Alijin. Asllani e Ramadani në mesfushë, Laci Asani e Bajrami pak përpara tyre dhe në sulm një mes Manajt e Uzunit. Ne letër dhe sipas koeficientëve Anglia është superfavorite, por Thomas Tuchel, trajneri i 3 luanëve që debuton kundër Shqipërisë, nuk i nënvlerëson kuqezinjtë.

“Është e mrekullueshme që do të luajmë kundër Shqipërisë dhe me stadiumin plot. Jam pak nervoz, por është pjesë e emocioneve. Duhet të kemi respekt për Shqipërinë, për kualitetin dhe futbollin që tregon ky kundërshtar. Nuk jemi injorantë të themi që do diktojmë lojën dhe të tjerët do na ndjekin, çdokush do mundohet të gjejë zgjidhje kundër nesh”, tha Thomas Tuchel, trajner i Anglisë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH