Deputetja e Partisë Lirisë, Monika Kryemadhi ka publikuar ditën e sotme një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet me "shoqen besnike".
Politikania shfaqet së bashku me Sashën, macen e famshme të Ilir Metës, që tashmë ndodhet në burg, Kryemadhit i duhet të kujdeset për macen e tij.
"Me Sashën, shoqe besnike që nuk të lë asnjëherë vetëm."- ka shkruar Kryemadhi krahas fotos së shpërndarë në Facebook.