Një atmosferë e jashtëzakonshme elektrizuese ka mbizotëruar para ndeshjes mes Anglisë dhe Shqipërisë në Wembley, nga tifozët shqiptarë.
Tifozët janë mbledhur në numër të madh për të mbështetur kombëtaren kuqezi, duke vallëzuar dhe kënduar para stadiumit legjendar të Londrës.
Edhe pse ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026 do të nisë në ora 20:45, emocionet janë të larta dhe fryma e mbështetjes për Shqipërinë është evidente. Mbi 20 mijë shqiptarë raportohet se do të jenë në stadium.
Duket gjithçka gati. Pritet që dy trajnerët të shpallin formacionet zyrtare.