Politikë

"Duhet të jemi krenarë”, Rama: S’na vjen mirë kur dikush që ishte mes nesh ndodhet në duart e drejtësisë

Shkruar nga Liberale

"Duhet të jemi krenarë”, Rama: S’na vjen mirë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot zhvillimet e fundit lidhur me drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit, duke u shprehur se qytetarët duhet të jenë krenarë për hapjen e procesit dhe për angazhimin që ka ndërmarrë qeveria, për të sjellë përpara drejtësisë ata që janë përgjegjës për veprime të paligjshme.

 Shefi i qeverisë tha se, megjithatë, për shumë njerëz është e dhimbshme të shohin dikë që deri dje ka qenë pjesë e shoqërisë dhe sot është në duar të drejtësisë. Ai shpjegoi se këto ndodhin pasi është hapur një proces që deri më parë ishte i pamundur, ku ato që nuk mund të ndodhnin më parë janë bërë realitet.

“Ne duhet të jemi krenarë, jo kokulur, për faktin, që përtej dhimbjes personale për arsye njerëzore se nuk na vjen mirë të shohim dikë që deri dje ka qenë mes nesh, ndërsa sot është në duart e drejtësisë. Por ama nuk ndodhte kjo kurrë nëse nuk do e kishim hapur ne këtë kapak,” u shpreh Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH