Politikë

Cilët janë dy deputetët, që u denoncuan nga gratë e tyre për dhunën “e burrave me kostum”?

Shkruar nga Liberale

Cilët janë dy deputetët, që u denoncuan nga gratë e

Ata të cilët hartojnë dhe miratojnë ligjet, janë ndër ata të cilët i shkelin ato. E ndërsa kërkohet që të forcohet masat për të parandaluar dhunën në familje, kryesisht të burrave ndaj grave, dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë janë denoncuar nga gratë e tyre për dhunë.

Edhe fakti që emrat e deputetëve nuk bëhen publikë do të thotë se është një tjetër privilegj që i bëhet “dhunës me kostum”.       

Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në emisionin “Zona Zero” në Top News ka përmendur rastin e dy deputetëve shqiptarë që u denoncuan nga gratë e tyre për dhunë.

Ajo citoi gjyqtarin Adriatik Boxhi të cilin e kishte ftuar në Podcast, ku i tregoi se çfarë i thanë deputetët kur u përballen me të.

“Gjyqtari Adriatik Boxhi që merret me urdhrat e mbrojtjes më tregoi në Podcast në Top Albania se “më kanë ardhur dy deputetë”. “Më ka ardhur në sallën e gjykatës gruaja që kishte denoncuar dhunuesin dhe ai erdhi pa pikën e turpit erdhi më tha unë jam deputet i parlamentit”, tha gazetarja.

I ftuar në të njëjtën studio, kur  pyet nga Milaim Zeka se  e “rrahu gruan më me edukatë”,  gazetarja Anila Hoxha u shpreh:

“Ai po përpiqej të përdorte si pasaportë këtë pozitën e tij, pra unë jam dikushi. Gjyqtari deklaroi dhe vazhdoi më tej arsyetimin “çfarëdo që të jesh këtu nuk ke imunitet, ke kryer dhunë në familje”. Historiku ishte ky, deputetët nuk ishin larguar nga shtëpia, më pas u interesova për kë bëhej fjalë. Të dyja bashkëshortet më pas ishin tërhequr nga kërkesa për urdhër mbrojtje dhe kërkesa ishte pushuar. Kjo është një fatkeqësi shumë e madhe. Ajo që vërej unë në pjesën më të madhe në gjykatat civile, në 80% të rasteve gratë për shkak të presionit ekonomik, pastaj të presionit të opinionit familjar etj, ato tërhiqen”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH