Politikë

Balla porosit Policinë Kufitare në Vlorë: Pritini e përcillini me mirësjellje pushuesit, t'u garantojmë siguri!

Shkruar nga Liberale

Balla porosit Policinë Kufitare në Vlorë: Pritini e

Ministri i Brendshëm, Tauluant Balla ka zhvilluar këtë të diel një takim me efektivët e Policisë Kufitare në Vlorë.

Gjatë këtij takimi Balla vendosi theksin tek siguria në plazhe, duke thënë se duhet garantuar që çdo turist të jetë i sigurt nga Vlora në Sarandë.

Ministri kërkoi sigurie në plazhe, duke thënë se asnjë person me mjete motorike nuk duhet të kalojë kordonin e sigurisë.

"Gjatë gjithë sezonit presim një numër të konsiderueshëm vizitorësh, dhe punonjësi i Policisë Kufitare është i pari dhe i fundit moment i takimit me çdo të huaj, kështu që përshtypjen e parë dhe të fundit të çdo të huaji e vizitori, e kanë me Policinë Kufitare.

Duhet të garantojmë që çdo pushues të ndjehet i sigurt në çdo pjesë të Vlorës deri në Sarandë, duket garantuar që çdo shkelës kryesisht me mjete motorike ujore, të mos i afrohen për asnjë moment plazheve. Perimetri i sigurisë të garantohet", tha Balla.

Ministri kërkoi nga Policia Vendore, që me eksperiencën e fituar vitin e kaluar të konsolidojë me rezultate konkrete luftën ndaj çdo lloj paligjshmërie e çdo forme kriminaliteti.


"Në fund dua t'ju falënderoj për gjithçka keni bërë deri tani, çdo ditë po konsolidohet mbështetja e qytetarëve ndaj Policisë së Shtetit.

Po ashtu dua t'ju garantoj se më shumë do të vazhdojmë të bëjmë sa i përket trajtimit të duhur financiar. Në korrik kemi një rritje të pagës, por ju garantoj se do të bëj më shumë sa i takon këtij trajtimi financiar për çdo punonjës policie.

Shumë faleminderit dhe na vaftë mbarë se të gjithë biem dakord se Vlora është një kryeqytet i rëndësishëm për turizmin dhe numrit të konsiderueshëm të vizitorëve të huaj që presim në këtë qytet!", theksoi ministri Balla.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH