Politikë

14 vite nga vrasjet në protestën e 21 Janarit/ Rama: Drejtësia vonon por nuk harron!

Shkruar nga Liberale

14 vite nga vrasjet në protestën e 21 Janarit/ Rama: Drejtësia

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot 14 -vjetorin që nga ngjarja e 21 janarit 2011, ku humbën jetën kat♪7r protestues të pafajshëm.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se kush po e vonon drejtësinë për 21 janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë.

““Drejtësia vonon po nuk harron”, thotë populli dhe sot kush po e vonon drejtësinë për 21 janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë…”, shkruan kryeministri. 

Dosja për “21 Janarin” po hetohet nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas një vendimi të Gjykatës së Lartë më 12 mars 2024. Vendimi u mor pas rekursit të bërë nga familjarët e viktimave, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Më 21 janar 2011, opozita e atëhershme, sot në qeveri, protestoi para Kryeministrisë.

Protesta degradoi në dhunë dhe përplasje ndërsa nga brenda Kryeministrisë u hap zjarr duke sjellë edhe bilancin tragjik me katër viktima. Edhe pse kanë kaluar 14 vite nga ajo ditë familjarët thonë se ende nuk po shohin drejtësi për të afërmit e tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH