Kronikë

Zbulohet arsyeja pse ka shkuar Belinda Balluku në SPAK

Shkruar nga Liberale

Zbulohet arsyeja pse ka shkuar Belinda Balluku në SPAK

Është zbulluar arsyeja pse ka shkuar zv.kryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku pasditen e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Burime për mediat bëjnë me dije se ajo po merret në pyetje nga oficerët e BKH-së si personi që ka dijeni në lidhje me mega-aferën e inceneratorëve.

Fletëthirrja është bërë nga prokurori Dritan Prençi i cili po heton edhe inceneratorin e Tiranës, hetimet për të cilin janë drejt fundit. Numri 2 i Qeverisë është paraqitur në SPAK rreth orës 16:00 dhe po jep sqarime në lidhje me çfarë ka dalë nga hetimet.

Vlen të theksohet fakti se në lidhje me inceneratorin e Tiranës, Belinda Balluku përmes një shkrese me datë 10 korrik 2023, iu drejtua kryebashkiakut Erion Veliaj ku i thotë shprehimisht se dy anëtarët e Bashkisë Tiranë në Njësinë e Zbatimit të Projektit (NJZP), kanë bllokuar prej më shumë se dy vitesh punën e kësaj strukture.

Kujtojmë se Belinda Balluku është thirrur dhe ka dhënë dëshminë e saj edhe në komisionin hetimor parlamentar për inceneratorët të ngritur nga Kuvendi me kërkesë të opozitës.

Si drejtuese e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, pasardhëse e Gjiknurit, Belinda Balluku mban përgjegjësi edhe për pagesat ndaj inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH