Kronikë

Xhaxhai i kallëzoi për mashtrim, dy vëllezërit e kërcënojnë me kallashnikov

Shkruar nga Liberale

Xhaxhai i kallëzoi për mashtrim, dy vëllezërit e

Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Prevention”, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale. Dy shtetas kanosën me armë zjarri xhaxhanë e tyre, për ta detyruar të tërhiqte kallëzimin e bërë për mashtrim.

Si rezultat, është arrestuar 19-vjeçari F. M., ndërsa vëllai i tij 17-vjeçar është shpallur në kërkim. Policia ka sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, që dyshohet se është përdorur në kanosje.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Prevention”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

Kanosën me armë zjarri, xhaxhanë e tyre, që të tërhiqte kallëzimin e bërë për ta, vihet në pranga 19-vjeçari, shpallet në kërkim vëllai i tij. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bubq, dy shtetas kishin kanosur me armë zjarri, xhaxhanë e tyre, kanë organizuar menjeherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, është kapur dhe arrestuar shtetasi F. M., 19 vjeç. Gjithashtu, u shpall në kërkim vëllai i tij 17 vjeç. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas kanë kanosur me armë zjarri, xhaxhanë e tyre, që të tërhiqte kallëzimin e bërë për ta, për mashtrim. Gjithashtu, dyshohet se dy vëllezërit kanë kanosur dhe babanë e tyre. Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik që dyshohet se është përdorur për kanosjen.

Vijon puna për kapjen e 17-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH