Fatmir Tarellari, 50-vjeçari shqiptar që vrau kunatin 33-vjeçar, pasi mësoi se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij prej vitesh, është rikthyer në burg me një vendim të ri të gjykatës greke.
Ai po qëndronte në "arrest shtëpie" për shkak të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila vendosi lirimin nga qelia të tij, pas mosdakordësisë mes Prokurorit dhe Hetuesit.
Tarellari akuzohet për ‘vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore’, ‘përdorim të armës’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.
Kujtojmë se ai vrau kunatin e tij 33-vjeçar, pasi mësoi se prej vitesh i kishte përdhunuar vajzën e tij tashmë 18 vjeçe, dhe e shantazhonte me video intime.
Pas kryerjes së krimit, ai është dorëzuar menjëherë në polici.