Vendi është tronditur nga disa ngjarje të rënda kriminale ditëve të fundit, si vrasje, plagosje dhe pengmarje.
Të hënën në mesditë një efektiv policie, Nevruz Cenalia, polic i forcave "Shqiponja", 28 vjeç. mbeti i vrarë në qytetin e Fierit, ndërsa në Lezhë një 62-vjeçar vrau nënën e tij të moshuar.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm policia parandaloi një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi, ku 40-vjeçari Aleks Marku mbajti peng fëmijët e tij të mitur, përkatësisht 6 dhe 11 vjeç dhe qëlloi me armë zjarri drejt policisë.
Në kryeqytet pak ditë më parë dy shtetase ukrainase u gjetën të pajeta në një shtëpi të marrë me qira.
Në Shkodër, Lezhë e Bulqizë pati gjithashtu konflikte që përfunduan në përdorimin e armëve dhe plagosje.
Efektivit të ndjerë, iu dha sot lamtumira e fundit, ku miq, familjarë, të afërm dhe kolegë mbajtën homazhe në nder të tij në hollin e Teatrit Bylis.Ndërkaq autori, Azgan Mercina vijon të jetë në arrati, i armatosur./ Përgatiti Liberale.al