Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi gjatë natës i ka vënë zjarri dy automjeteve.
Sipas policisë, automjetet ishin të parkuara në oborrin e shtetasit 66-vjeç, xhaxhai i të riut.
Mësohet se 30-vjeçari ka djegur dy automjetet e xhaxhait të tij, për motive pronësie. Ndërkohë autoritetet po punojnë për kapjen e të riut.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.