
Një sasi tritoli i është vendosur këtë të diele një automjeti top “Opel Corsa” në përdorim nga shtetasi E. K., 25 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20, në rrugën “Vrana Konti”, Krujë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme në pjesën e parë të automjetit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.